Tërmet 8.2 ballë në lindje të Fiji-t

2018-08-20 10:22:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një tërmet prej 8.2 ballësh sipas shkallës së rihterit ra të dielën në ujërat e Paqësorit në lindje të Fiji-t.

Deri më tani nuk janë raportuar shifra për gjendjen e viktimave, dëmtimet në prona dhe as paralajmërim për ndonjë cunami të mundshëm.

Pak kohë më parë, rrjeti informativ Gjeologjik i ShBA-së mbi Informimin e Tërmeteve, njoftoi si intensiteti i tërmetit do të ishte 7.9 ballë, por më vonë e ndryshoi atë në 8.2 ballë.

Për shkak të thellësisë së madhe të epiqendrës, nuk jepet asnjë alarm për cunami.

Fiji ndodhet në rripin volkaniko-sizmik rreth Paqësorit. Për shkak të përplasjes së pllakave kontinentale, zona preket shpesh nga tërmetet. (Zhang Yan/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore