Profesorja amerikane: Shtëpia e Bardhë duhet ta dëgjojë zërat brenda vendit për marrëdhëniet tregtare me Kinën

2018-08-20 15:11:15 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 倾听---[qīng tīng]---dëgjoj

Para raundit të ri të konsultimeve ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe ShBA-së, specialistja amerikane në fushën ekonomiko-financiare i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë të dëgjojë zërat e qarqeve të ndryshme të vendit dhe ta trajtojë si duhet çekuilibrin tregtar kino-amerikan. Njëkohësisht ajo vuri në dukje se tërheqja e ShBA-së nga sistemi i multilateralizmit dhe orvatjet e saj për rishikimin e rregullave botërore po fabrikojnë krizën globale.

Gjatë një interviste ditët e fundit, zonja Ann Lee, profesore e ekonomisë dhe e financave në Universitetin e Nju-Jorkut, njëherësh specialiste e marrëdhënieve kino-amerikane, vuri në dukje se këmbëngulja e qeverisë amerikane në luftën kundër Kinës dhe parapërcaktimi i drejtimit të marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, janë veprime shumë të rrezikshme. Ajo shprehu mendimin se lufta tregtare kundër Kinës, në fund të fundit, i shërben qëllimit të qeverisë amerikane për politikë dhe siguri.

"Lufta tregtare e qeverisë së ShBA-së kundër Kinës nuk e zgjidh çekuilibrimin tregtar. Qeveria amerikane i ka paraqitur Kinës shumë kërkesa të paarsyeshme dhe orvatet të shpifë kundër Kinës pas refuzimit të kërkesave nga kjo e fundit. Shtëpia e Bardhë e përdor luftën tregtare si armë për të provokuar Kinën," tha profesoresha.

Ann Lee vuri në dukje se ky vendim i qeverisë së ShBA-së ka ngjallur pakënaqësi në qarqet tregtare amerikane. Qeveria amerikane, nën pretekstin e sigurisë kombëtare, shtoi tarifat ndaj mallrave të importuar nga Kina dhe vendosi pengesa për investimet kineze në ShBA. Por edhe pas thirrjeve të qarqeve tregtare, vendimi i Shtëpisë së Bardhë mbeti i palëkundur.

"Si pasojë e luftës tregtare, shumë kompani dhe individë amerikanë kanë pësuar humbje ekonomike dhe mjedisi i investimeve është përkeqësuar më tej. Por të gjitha këto ankesa nuk kanë ushtruar ndikim ndaj qeverisë amerikane. Kohët e fundit, ShBA-ja miratoi edhe një sërë ligjesh e rregulloresh nën pretekstin e sigurisë kombëtare. Këto veprime në fakt kanë për qëllim kontrollin ndaj lirisë tregtare të vendit."

Profesorja Lee foli edhe për zërat kundërshtare ndaj luftës tregtare në qarqet akademike amerikane, por këto zëra duken rrallë në njoftimet mediatike, prandaj nuk mund të luajnë rolin e drejtimit të publikut në formimin e konceptit të drejtë të interesave.

"Zërat kundër luftës tregtare duken shumë rrallë në mediet amerikane, të cilat i hedhin benzinë zjarrit për luftën tregtare dhe kanë përsëritur pandërprerë të njëjtin koncept, por nuk kanë diskutuar në mënyrë racionale dhe të ekuilibruar nëse politikat tregtare ndaj Kinës të ndërmarra nga qeveria amerikane janë të arsyeshme."

Ann Lee theksoi se ShBA-ja po tërhiqet nga një sërë mekanizmash shumëpalëshe dhe ka shkelur shumë premtime të saj. Këto veprime e tilla amerikane në fakt janë orvatjet e saj për rishkrimin e rregullave botërore.

"Sinqerisht, gjendja e tanishme ka frikësuar shumë qytetarë amerikanë, sepse prirja e saj do të shkaktojë recesion ekonomik. Në kushtet e tanishme, tregtia globale ka pasur ndikim negativ dhe njëkohësisht edhe ndjenjat nacionaliste brenda vendit (në ShBA) janë në rritje e sipër. Por qeveria amerikane duket se nuk do t'i zgjidhi mosmarrëveshjet në mënyrë të arsyeshme, por synon të kufizojë zhvillimin global brenda një kornize të re." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore