Kina shpejton zgjerimin dhe optimizimin e zinxhirit industrial të sektorit të drithërave

2018-08-20 21:10:05 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit Kina ka zhvilluar fuqishëm sektorin e prodhimit të drithërave, duke formuar një numër markash dhe kompanish të njohura, të cilat kanë promovuar përmirësimin e konsumit ushqimor dhe transformimin industrial. Zhang Hufeng, drejtori i Administratës Shtetërore të Rezervës së Drithërave dhe Materialeve, tha të hënë në Harbin se në të ardhmen, zinxhiri industrial i drithërave do të zgjerohet dhe optimizohet për të arritur një zhvillim të cilësisë së lartë dhe për të rritur sigurinë kombëtare ushqimore.

Deri në fund të vitit 2017, 22 mijë ndërmarrje të përfshira në statistikat e sektorit kinez të drithërave kishin një vlerë të përgjithshme prodhimi prej 2.9 trilionë juanësh. Të ardhurat e sektorit të drithërave në tetë provinca i kanë kaluar përkatësisht 100 miliard juanët, nga të cilat provinca Shandong 400 miliard juanë, kurse Anhui, Jiangsu, Hubei dhe Guangdong më shumë se 200 miliardë juanë.

Z.Zhang Wufeng bëri të ditur se, në të ardhmen, Kina do të zgjerojë dhe optimizojë zinxhirin industrial në sektorin e drithërave, për të arritur një zhvillim të cilësisë së lartë:

"Në 40 vjetët e Reformës dhe Hapjes, kapaciteti i plotë i prodhimit të drithërave në Kinë është rritur ndjeshëm dhe oferta dhe kërkesa e drithërave kanë ndryshuar nga një mungesë e vëllimit të përgjithshëm në një kontradiktë strukturore. Kjo jo vetëm siguron një kusht të rëndësishëm për përshpejtimin e zhvillimit të sektorit të drithërave, por gjithashtu përcakton kërkesa të qarta për arritjen e zhvillimit të cilësisë së lartë. Prandaj, ne duhet të bazohemi në kushtet kombëtare, për të përshpejtuar zgjerimin dhe optimizimin e zinxhirit industrial në sektorin e drithërave, për të rritur rëndësinë dhe konkurrueshmërinë e këtij sektori, në mënyrë që t'u përgjigjemi më mirë sfidave të ndryshme dhe të rrisim sigurinë kombëtare ushqimore."

Mrekulli
Lajmet Kryesore