Kina premton më shumë përpjekje për të financuar ekonominë reale

2018-08-20 21:09:18 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Rregullator Bankar dhe i Sigurimeve i Kinës ka premtuar mbështetje më të fortë kreditimi për ekonominë reale.

Komisioni i ka inkurajuar bankat dhe institucionet e tjera financiare që të punojnë më shumë për të plotësuar nevojat për financim të ekonomisë reale, në veçanti të firmave të vogla dhe private, të zonave bujqësore e rurale e të sektorëve të prapambetur të ekonomisë, duke përfshirë infrastrukturën.

Kjo është masa më e fundit e një fushate qeveritare për të trajtuar vështirësitë e financimit të bizneseve dhe për të nxitur sektorin financiar që t'i shërbejë më mirë ekonomisë reale.

Kreditë e reja në Kinë arritën në 1.45 trilionë juanë (211 miliardë dollarë amerikanë) në korrik, duke u rritur 627.8 miliardë juanë krahasuar me një vit më parë, treguan të dhënat nga banka qendrore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore