Numri i përdoruesve të internetit në Kinë arrin në 802 milionë

2018-08-20 21:05:29 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i përdoruesve kinezë të internetit ishte 802 milionë deri në fund të qershorit, duke u rritur 3.8 për qind në krahasim me gjashtë muaj më parë, sipas një raporti mbi zhvillimin e internetit në Kinë që u publikua të hënën.

Gjithsej 788 milionë kinezë përdorën celularët për të hyrë në internet, duke përbërë 98.3 për qind të përdoruesve të internetit, thekson raporti i 42-të statistikor nga Qendra e Informacionit e Rrjetit të Internetit e Kinës (CNNIC).

Në të njëjtën kohë, niveli i disponueshmërisë së internetit në Kinë arriti 57.7 për qind, dhe 26.3 për qind e përdoruesve të internetit jetojnë në zonat rurale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore