Putin:Rusia, e gatshme të forcojë lidhjet me Kinën

2018-08-17 14:39:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij është i gatshëm të përmirësojë komunikimin dhe lidhjet e ndërsjellta me Kinën.

Ai i tha këto në takimin me kreun e Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, Yang Jiechi.

Putin tha se së bashku me presidentin Xi Jinping arritën një konsensus të ri dhe të rëndësishëm në kuadër të Samitit të BRICS-it të mbajtur muajin e kaluar në Afrikën e Jugut, duke shpresuar për një tjetër takim me homologun kinez.

Yang Jiechi tha se partneriteti mes Kinës dhe Rusisë është bërë shembull i llojit të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare me respekt të ndërsjellë, drejtësi dhe bashkëpunim me leverdi reciproke. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore