Li Zhanshu: Marrëdhëniet kino-pakistaneze do të arrijnë nivele më të larta

2018-08-17 20:28:58 CRI Komenti juaj Printoni

Në takimin me Muhammad Sadiq Sanjrani-n, kryetarin e senatit të Pakistanit, që u mbajt ditën e premte në Pekin, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Kinës Li Zhangshu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e organit ligjivënës kinez për thellimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me homologun pakistanez.

Duke vënë dukje konkretizimin e konsensusit të arritur gjatë takimit mes liderëve të dy vendeve në 2015-n, kur Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri një vizitë në Pakistan, Li tha se marrëdhëniet e fqinjësisë miqësore midis Pekinit dhe Islamabadit, duhet të jenë një shembull për vendet e tjera, një shtyllë për paqen e stabilitetin rajonal, si dhe një shembull për bashkëpunim në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".

Pala kineze është e gatshme të nxisë marrëdhëniet e partneritetit për bashkëpunim strategjik midis Kinës dhe Pakistanit, në mënyrë që marrëdhëniet midis vendeve të arrijnë nivele më të larta, tha Li Zhanshu.

Sanjrani u shpreh se në kushtet aktuale, Pakistani është i gatshëm të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, kështu të dyja palët do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat së bashku. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore