Katari investon 15 miliardë dollarë në Turqi

2018-08-17 11:58:40 CRI Komenti juaj Printoni

Katari u zotua se do të investojë një shumë prej 15 miliardë dollarësh në bankat e Turqisë dhe në tregjet financiare në kohën e mosmarrëveshjes të këtij vendi anëtar të NATO-s me ShBA-në.

Zyrtarët e Katarit u takuan me presidentin turk dhe u zotuan për mbështetje, duke thënë se Turqia ka qëndruar me Katarin dhe botën muslimane në përballimin e çështjeve të tjera.

Turqia tani po përballet me një sfidë financiare, e cila ka çuar në zhvlerësimin e monedhës së saj Lira ditët e fundit.

Të dy vendet kanë lidhje të mira tradicionale.

Mosmarrëveshja mes Turqisë dhe ShBA-së është një nga divergjencat midis aleatëve të NATO-s, duke përfshirë interesat e ndryshme në Siri dhe kundërshtimet e ShBA-së ndaj ambicies së Turqisë, për blerjen e sistemeve të mbrojtjes nga Rusia. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore