Perandori i Japonisë Akihito flet për ditën e kapitullimit pa kushte

2018-08-16 11:25:47 CRI Komenti juaj Printoni

15 gusht i vitit 2018 shënoi 73-vjetorin e humbjes së luftës nga Japonia. Në qytete të ndryshme të vendit u mbajtën ceremoni lamtumire. Në "Ceremoninë Kombëtare të Përkujtimit të Luftëtarëve", perandori Akihito mori pjesë për herë të fundit para abdikimit.

Më 15 gushtin e vitit 1945, perandori i atëhershëm Hirohito shpalli kapitullimin pa kushte të Japonisë. Prej vitit 1963, qeveria japoneze organizon çdo vit "Ceremoninë Kombëtare Përkujtimore të Luftëtarëve".

Në ceremoninë e 73-vjetorit të humbjes së luftës nga Japonia, perandori Akihito mbajti një fjalim.

Ai shtoi fjalën "rishikim i thellë" në fjalimin e tij në 70-vjetorin e humbjes së luftës në vitin 2015 dhe e ka përdorur këtë fjalë deri sot. Në fjalimin e këtij viti, ai tha se duke reflektuar thellësisht, ai shpreson se lufta nuk do të përsëritej.

"Duke rishikuar historinë dhe duke reflektuar thellë shpresojmë që lufta nuk do të përsëritet në të ardhmen".

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 6500 vetë, përfshi kryeministrin Shinzo Abe, kryetarët e Dhomës së Sipërme (Dhomës së Këshilltarëve) dhe Dhomës së Përfaqësueve, familjarë të viktimave të luftës etj.

Në fjalimin e tij, kryeministri Shinzo Abe tha se do të përballet me historinë dhe u zotua se nuk do të lejohet përsëritja e fatkeqësisë së luftës, por nuk përmendi përgjegjësinë e dëmeve në çdo vend aziatik. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore