2018-08-16 10:50:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Turqia vendosi më 15 gusht të shtojë tarifat për disa produkte të prodhuara nga ShBA-ja.
Sipas urdhrit të presidentit, tarifa për produktet alkoolike u shtua 140%; tarifa për automjete 120%; tarifat për cigaret dhe produktet e kozmetikës u shtuan 60% dhe tarifat ndaj orizit 50%.
Zv.presidenti i Turqisë Fuat Oktay shkroi në rrjetin social "Twitter" se shtimi i tarifave ndaj produkteve amerikane bëhet për shkak të shkeljes së parimeve tregtare me interesa reciproke nga ShBA-ja dhe sulmit të planifikuar ndaj ekonomisë turke.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha dy ditë më parë se Turqia do të bojkotojë produktet elektronike të prodhuara në ShBA si celulari Iphone etj.
Më 10 gusht, monedha turke Lira u zhvlerësua në nivel historik në krahasim me dollarin amerikan. Po atë ditë, ShBA-ja shpalli shtimin e tarifave ndaj produkteve turke të çelikut dhe aluminit, deklaratë që çoi në zhvlerësimin e lirës ndaj dollarit amerikan. (Xu Guang)