Kina dhe Rusia zotohen për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar

2018-08-16 09:44:53 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e lartë nga Kina dhe Rusia u zotuan për të mbrojtur së bashku rendin ndërkombëtar "të drejtë dhe të barabartë" si dhe paqen e stabilitetin global dhe rajonal.

Anëtari i Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së, Yang Jiechi dhe sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev i thanë këto në konsultimet dypalëshe strategjike të sigurisë mes Kinës dhe Rusisë.

Yang tha se dy vendet duhet të mbështesin njëri-tjetrin në çështjet kyçe, të rrisin koordinimin brenda kornizave multilaterale dhe së bashku të nxisin zgjidhjen e çështjeve të nxehta ndërkombëtare.

Patrushev tha se Rusia është e gatshme të vazhdojë kontaktet e nivelit të lartë, të forcojë koordinimin strategjik dhe të rrisë bashkëpunimin praktik.

Të dy palët diskutuan gjithashtu për Gadishullin Korean, Lindjen e Mesme dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore