Shteti Islamik mund të ketë ende 30 000 luftëtarë në Irak dhe Siri

2018-08-16 20:43:02 CRI Komenti juaj Printoni

Në një raport të ri të OKB-së thuhet se në Irak dhe Siri ekzistojnë ende deri në 30 mijë anëtarë të ISIS-it.

Numri, i cili përfshin mijëra luftëtarë të huaj, është dy herë më i lartë se vlerësimet e mëparshme të zyrtarëve amerikanë.

Luftëtarët e Shtetit Islamik thuhet se janë të ndarë në mënyrë të barabartë mes dy vendeve, me disa prej tyre ende aktivë në luftë, ndërsa të tjerë fshihen në komunitete ose zona të largëta e të thella.

Raporti i OKB-së thotë se burokracia e Shtetit Islamik mbetet thelbësisht e paprekur edhe pse grupi ka humbur shumicën e territorit të tij. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore