Nga vjen vazhdimi i besimit të investitorëve të huaj te Kina?

2018-08-15 20:44:20 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në shkurt të këtij viti, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë publikoi një raport me titull "Hetimi i mjedisit të biznesit në Kinë 2018". Nga ky raport del se gjatë vitit 2017, 73 % e kompanive amerikane në Kinë realizuan fitime dhe 74 % e tyre planifikojnë të shtojnë investimet në Kinë gjatë vitit 2018. Këto përqindje janë më të lartat e viteve të fundit. Sipas raportit, 60 % e anëtarëve të kësaj Dhome e konsiderojnë Kinën si një nga tre destinacionet kryesore në botë dhe 46% shprehën mendimin se gjatë pesë vjetëve të kaluar, qeveria kineze është treguar më transperente në hartimin e politikave dhe në komunikimin me publikun.

Raporti tregon se pjesa dërrmuese e kompanive amerikane në Kinë janë optimiste për tregun kinez.

Ministria e Tregtisë e Kinës bëri të ditur ditët e fundit se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Kinë u regjistruan 29591 kompani të reja nga investime të huaja, ose 96.6 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e shfrytëzimit të investimeve të huaja nga janari në qershor arriti në 68 miliardë e 320 milionë dollarë, duke u shtuar 4.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ndër burimet kryesore të investimeve të huaja, investimet reale amerikane në Kinë u shtuan 29.1%.

Këto shifra tregojnë se, edhe në kushtet e perspektivës negative si pasojë e luftës tregtare, investitorët e huaj e kanë ruajtur besimin e tyre te tregu i Kinës. Ky besim vjen për pesë arsye:

Së pari, Kina ofron mundësinë për rritjen e integrimit të prodhimit me konsumin. Parashikohet se deri në vitin 2030, 4.9 miliardë veta në mbarë globin do t'i përkasin shtresës së mesme, prej të cilëve dy të tretat do të jenë në Azi, kryesisht në Kinë. Mundësia e mirë që krijon integrimi i prodhimit me konsumin do të pasqyrohet në radhë të parë në karakterin e hapur të tregut kinez, i cili do të tërheqë më shumë kompani ndërshtetërore në Kinë. Kina do të japë kontribut për rritjen e ekonomisë botërore si një vend i madh konsumi.

Së dyti, Kina ka epërsinë e zinxhirit të plotë industrial, i cili do të mbështesë në mënyrë të gjithanshme prodhimin e kompanive me investime të huaja. Zhvillimi i manifakturës nuk mund të realizohet nga zeroja. Epërsia e Kinë në manifakturë vjen nga niveli i plotë i industrisë, prodhimi në shkallë të gjerë, infrastruktura e zhvilluar, sistemi i përsosur i mbështetjes, si dhe krahu cilësor i punës.

Së treti, Kina dhe vendet e zhvilluara mund të përplotësojnë njëra-tjerën në aftësinë e prodhimit në shkallë të gjerë. Bizneset dhe individët në vendet e zhvilluara kanë aftësi relativisht të madhe novacioni, ndërsa aftësia e Kinës në prodhimin në shkallë të gjerë dhe tregu i saj kolosal kanë tërhequr shumë kompani të huaja novatore të investojnë në Kinë. Kështu rezultatet e fundit të kërkimeve shkencore të vendeve të tjera do të komercializohen shumë shpejt në Kinë dhe kostoja është shumë e ulët.

Së katërti, rimëkëmbja graduale e ekonomisë botërore do të krijojë kushte të mira të jashtme për tërheqjen e investimeve të huaja në Kinë.

Së pesti, Kina po e zgjeron hapjen ndaj botës me veprime kontrete. Më 28 korrik hynë në fuqi "Masat e posaçme për hyrjen e investimeve të huaja në Kinë 2018" (lista negative). Lidhur me masat e kufizimit të investimeve të huaja, në versionin e vitit 2018 ka 15 klauzola më pak në krahasim me versionin e vitit 2017, duke sjellë hapjen e mëtejshme veçanërisht në fushën financiare.

Nga të gjitha këto shihet se, në bazë të funksionimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vet, Kina do të vazhdojë të tërheqë investime të huaja me tregun e saj të madh dhe me sistemin kompleks mbështetës. Pavarësisht nga lufta tregtare, s'ka asnjë arsye të dyshohet aftësia e Kinës në thithjen e investimeve të huaja. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore