Kinë, tre tajfune brenda një muaji

2018-08-14 09:49:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Provinca Zhejiang pas tajfunit "Yagi"

Tre tajfune kanë prekur bregdetin lindor të Kinës brenda një muaji, gjë që sipas ekspertëve të meteorologjisë, është e rrallë.

Qendra vendore e kontrollit të përmbytjeve bëri të ditur se "Yagi", tajfuni i 14-të për këtë vit, me një shpejtësi ere deri në 100 kilometra në orë, ka krijuar rrëshqitje dheu në provincën Zhejiang.

Provinca Zhejiang pas tajfunit "Yagi"

Tajfunet janë ciklone tropikale që prekin zakonisht Paqësorin Perëndimor dhe Kina është një ndër vendet më të prekura prej tyre.

Tajfunet "Ampil", "Jongdari" dhe "Yagi" kanë goditur bregdetin lindor të Kinës brenda 30 ditësh. Autoritetet e Jiangsu-së, Zhejiang-ut dhe Shangait kanë marrë masa emergjente për të përballuar tajfunet, si evakuuimi i banorëve dhe pezullimi i lundrimit.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore