Udhëheqësi suprem i Iranit përjashton negociatat me ShBA-në

2018-08-14 09:43:08 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u shpreh se Irani nuk do të zhvillojë negociata të reja me ShBA-në.

Khamenei tha se negociatat me ShBA-në për çështjen bërthamore ndërkombëtare do të ishin me siguri në dëm të Iranit.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi më 8 maj tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja e gjithanshme bërthamore e Iranit, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit.

Më pas, ShBA-ja u zotua për rivendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit, të cilat ishin hequr pas arritjes së marrëveshjes, si dhe vendosi sanksione ndaj vendeve që kanë lidhje biznesi me Iranin. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore