Ekonomia e Kinës në korrik, e qëndrueshme

2018-08-14 20:30:52 CRI Komenti juaj Printoni

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës u shpreh të martën se ekonomia e Kinës, për muajin korrik, mbetet në një shkallë të arsyeshme, duke vijuar prirjen për stabilitet e përmirësim. Organi statistikor parashikon vazhdimin e kësaj tendence në gjysmëvitin e dytë të vitit dhe vijimin e ndryshimit të strukturës ekonomike të vendit.

Në korrik, vlera e shtuar e industrisë kineze, e gjendur mbi përmasat e caktuara, është rritur 6.0% në krahasim me korrikun e shkuar, ndërsa indeksi i sektorit të shërbimeve u rrit me 7.6%, por nga ana tjetër, ritmi i rritjes së konsumit dhe investimeve patën rënie. Lidhur me këtë të fundit, zëdhënësja e Byrosë Kombëtare të Statistikave, Liu Aihua, shpjegoi që ngadalësimi i rritjes së indeksit për konsum ndikohet kryesisht nga ndryshimi i tarifave doganore. Në të njëjtën kohë, Liu nënvizoi vazhdimësinë e tendencës për përmirësim të konsumit në Kinë. Sipas saj, nga janari në korrik, shitja e pajisjeve të komunikimit dhe të produkteve të kozmetikës mbajti rritjen dyshifrore dhe është rritur gjithashtu, me ritme të shpejta, konsumi i kategorisë së shërbimeve. Liu shtoi se investimet gjithashtu patën performanca pozitive:

"Investimet në fushën e prodhimit janë rritur vazhdimisht që prej katër muajve. Nga janari deri në korrik, investimet ne bëra në industrinë e prodhimit janë rritur 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet private u rritën me 8.8%, një rritje kjo e vogël në dy muaj me radhë. Rritja e prodhimit dhe investimeve private pasqyrojnë përmirësimin e strukturës së investimeve dhe ndryshimin në dinamikën e brendshme të tregut," tha Liu.

Për sa i përket zhvillimit të ekonomisë kineze në gjashtëmujorin e dytë, Liu Aihua u shpreh se nga këndvështrimi i ofertës, ndryshimi i strukturës ekonomike të Kinës ka qenë më se i dukshëm. Nga ana e kërkesës, qoftë konsumi, investimet apo eksportet, kanë krijuar një bazë të sigurtë qëndrueshmërie. Parashikohet se nuk do të ketë ndryshim të madh lidhur me qëndrueshmërinë e ekonomisë kineze. Për sa u përket fërkimeve tregtare, ndikimi i saj konkret mbi ekonominë kineze ka nevojë për vëzhgime të mëtejshme. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore