Bizneset kineze të tregtisë elektronike, bum në botën arabe

2018-08-14 17:50:32 CRI Komenti juaj Printoni

Përmes bashkëpunimit me ndërmarrjet vendore, kompanitë kineze të tregtisë elektronike, si "JollyChic", kanë arritur sukses të madh gjatë vjetëve të fundit në ndërtimin online të "Rrugës së Mëndafshit", e cila lidh Kinën me Lindjen e Mesme.

Kompania kineze "JollyChic" hyri në tregun e Arabisë Saudite në 2013-n dhe mbylli blerjet online për tregun e brendshëm vetëm për disa vjet.

Një kliente e rregullt nga Arabia Saudite, Al Johara, thotë se është shumë e përshtatshme për të që të blejë mallra online nga kjo kompani.

"Unë fillova të blija produkte të ndryshme nga 'Jollychic' që nga viti 2016. Në përgjithësi kam blerë veshje dhe sende shtëpiake, por së fundmi bleva edhe disa produkte elektronike, pasi për mua është mëse e përshtatshme që produktet të më vijnë direkt në shtëpi, pa qenë e nevojshme që unë të dalë dyqaneve në këto temperatura kaq të larta", tha ajo.

"JollyChic" është një nga shumë kompani elektronike kineze të cilat kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Lindjen e Mesme, ku blerjet online janë kthyer në një treg me rritje të shpejtë.

Inkurajuar nga suksesi i saj në Arabinë Saudite, "JollyChic" ka zgjeruar biznesin e saj edhe në vendet fqinje, përfshirë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein.

Zv.kryetari i "JollyChic", Zhou Hang, tha se rritja e biznesit të kompanisë ka ardhur si pasojë e zhvillimit të shpejtë të sektorit të internetit në Kinë, si edhe aftësive të fuqishme prodhuese në vend. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore