Kompanitë kineze sigurojnë furnizimin e sojës përballë luftës tregtare me ShBA-në

2018-08-14 17:46:21 CRI Komenti juaj Printoni

Prej shpërthimit të luftës tregtare me ShBA-në, kompanitë kinezë të drithërave kanë nisur të zgjerojnë kanalet e ndryshme për importimin e sojës, duke shtuar blerjet nga Brazili dhe vendet e tjera, gjë që ul në mënyrë të efektshme krizën në treg të shkaktuar nga ulja e importit të sojës amerikane. Nga një këndvështrim afatgjatë, për palën kineze arat në Amerikën Latine, zonën e Detit të Zi etj., janë tokat e premtuara për të plotësuar mungesat në furnizimin me sojën e ShBA-së.

Kina është importuesja më e madhe në botë për importin e sojës. Ajo importon 60% të sojës së gjithë globit. 60% e sojës së ShBA-së tregtohet në tregun kinez, shifër kjo 6 herë më e lartë se sasia e sojës amerikane që tregtohet në tregun e BE-së.

Pas nisjes së luftës tregtare nga ShBA-ja, Kina vendosi si kundërmasë kryesore shtimin e tarifave prej 25% mbi sojën amerikane. Si rezultat, ky produkt humbi avantazhin konkurrues në tregun kinez.

Presidenti i Korporatës Kombëtare të Kinës për Drithërat, Vajrat dhe Ushqimet (COFCO) Yu Xubo analizoi:

"Nga statistikat e gjysmëvitit të parë kemi arritur në konkluzionin se importi ynë i sojës amerikane është ulur me 16%, e thënë ndryshe me 2.84 milionë tonë. Importi nga Amerika Latine është rritur 15%, sidomos nga Brazili është shtuar 3.82 milionë tonë. Nga tremujori i tretë deri në fund të tetorit të sivjetshëm, në të kaluarën importi nga ShBA-ja dhe Amerika Latine mund të zërë përkatësisht 60% dhe 40%, por tani pothuajse e gjithë porosia shkon në Amerikën Latine."

Analistët janë të mendimit se nëse mosmarrëveshja tregtare do të vijojë midis Kinës dhe ShBA-së, kërkesa e Kinës për sojën e Amerikës Latine dhe të vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" mund të rritet më tej. Varësia e Kinës për sojën e ShBA-së do të ulet më tepër. Brazili, Argjentina, Uruguai dhe vendet e tjera të Amerikës Jugore do të jetë burimet kryesore që shtojnë prodhimin e sojës. Rusia, Ukraina, Kazakistani dhe vendet e tjera të "Një brez, një rrugë", me burime të pasura tokësore, kanë potencial të madh për prodhim dhe eksport. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore