Anija kineze e kërkimit përfundon ekspeditën oqeanike

2018-08-13 11:21:38 CRI Komenti juaj Printoni

Anija kineze e kërkimit "Xiang Yang Hong 10" është kthyer në Kinë pas përfundimit të ekspeditës së vet të fundit.

Tao Chunhui, drejtuesi i ekspeditës oqeanike, thotë se ata e përmirësuan mjetin e zhytjes pa pilot "Qianlong 2":

"'Qianlong 2' më parë kishte nevojë për një anije-nënë për ta monitoruar. Tani ne kemi krijuar një model të ri dhe nuk ka nevojë që anija-nënë ta monitorojë më. Pas zbritjes të tij për të punuar, anija-nënë ku ndodheshim ne iku për të zbatuar detyrën e vet. Pasi përfundoi detyrën dhe u kthye, ne e tërhoqëm. Kjo rrit shumë efikasitetin".

Anija u nis më 6 dhjetor 2017 për të eksploruar burimet minerare në veriperëndim dhe jugperëndim të Oqeanit Indian.

Ajo gjendet e ankoruar tani në provincën Zhejiang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore