Tajfuni "Yagi" mbërrin në provincën Zhejiang të Kinës

2018-08-13 11:16:57 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet vendore të kontrollit të përmbytjeve thonë se tajfuni "Yagi" ka mbërritur në kontenë Wenling të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, duke sjellë stuhi me forcë 10 ballë, ose deri në 100 kilometra në orë.

Deri të dielën pasdite, mbi 200 mijë veta u evakuuan.

Stuhia e fortë tropikale pritet të sjellë erëra të furishme dhe reshje të mëdha në pjesën më të madhe të provincës, por parashikohet të dobësohet pas zhvendosjes drejt veriperëndimit.

Observatori kombëtar i motit i Kinës ka dhënë sinjalin blu për tajfunin "Yagi".

Mrekulli
Lajmet Kryesore