Vendet e BE-së, partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë

2018-08-13 10:43:12 CRI Komenti juaj Printoni
Vendet e Bashkimit Europian dhe veçanërisht Italia mbeten partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

 

Raporti tremujor i politikës monetare të BSH-së, evidenton se këto vende mbeten partnerët kryesorë tregtarë si në terma të eksporteve, ashtu edhe në terma të importeve.

Rritja e eksporteve të lëndës djegëse dhe energjisë elektrike ka ndikuar po ashtu në rritjen e peshës së partnerëve të tillë si Spanja, Serbia dhe Zvicra.

Të dhënat e tremujorit të dytë përfshijnë vetëm statistikat e eksporteve dhe importeve të mallrave për këtë periudhë.

Defiçiti tregtar në mallra u ngushtua me rreth 12.8% në terma vjetorë, ndikuar nga rritja e shpejtë e eksporteve. Nga ana tjetër, rritja e importeve ka qenë e ulët.

Eksporti i mallrave në vlerë u zgjerua me rreth 17.8% në nivel vjetor, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, një normë kjo e ngjashme me tremujorin e mëparshëm. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore