Shqipëri, rritja ekonomike, 4.5 herë më e lartë se në 2013

2018-08-13 09:14:23 CRI Komenti juaj Printoni

Rritja ekonomike në Shqipëri është 4.5 herë më e lartë se në vitin 2013, ndërsa vetëm në një vit, qershor 2017-qershor 2018, shënohet një rritje me 38 757 e numrit të të punësuarve në vend.

Përmes rrjetit social "Facebook", Kryeministri Edi Rama sjell statistika konkrete për rritjen ekonomike, rritjen e numrit të të punësuarve dhe të biznesve të reja në vend.

Sipas këtyre shifrave janë mbi 38 mijë të punësuar vetëm në periudhën qershor 2017-qershor 2018.

Sa i përket numrit të biznesve të reja në janar – korrik 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore