Pence shpall planin për krijimin e forcës hapësinore të ShBA-së

2018-08-13 20:22:59 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.presidenti i ShBA-së Mike Pence ka paraqitur një plan për krijimin brenda vitit 2020 të një "Force Hapësinore", si dega e gjashtë e ushtrisë amerikane.

Pence ka paralajmëruar lidhur me përparimet në çështjet hapësinore të bëra nga kundërshtarët e mundshëm të ShBA-së.

"Mjedisi hapësinor ka ndryshuar rrënjësisht në brezin e fundit. Ajo që dikur ishte paqësore dhe e pakundërshtueshme, tani është e mbushur plot dhe konfrontuese. Sot vendet e tjera po përpiqen të prishin sistemet tona me bazë në hapësirë dhe të sfidojnë epërsinë amerikane në hapësirë si kurrë më parë", u shpreh Pence.

Sipas planit, do të ngrihet një komandë të re ushtarake me ekspertë të hapësirës nga të gjitha shërbimet e armatosura.

Shtëpia e Bardhë po bën thirrje gjithashtu për një zyrë të veçantë për blerjen e satelitëve dhe zhvillimin e teknologjisë për të ndihmuar ushtrinë të fitojë luftërat në hapësirë.

Sekretari i Mbrojtjes James Mattis ka pranuar se Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë janë plotësisht në një mendje mbi nevojën për ta parë hapësirën si një fushë lufte.

Mrekulli
Lajmet Kryesore