Banka qendore: Politika monetare e Kinës do të mbetet e ekuilibruar

2018-08-12 10:11:04 CRI Komenti juaj Printoni

Banka qendrore kineze ka publikuar një deklaratë të re, ku thotë se politika e kujdesshme monetare e Kinës do të mbahet e ekuilibruar.

Në raportin e Bankës Popullore të Kinës për tremujorin e dytë thuhet se kjo bankë do të fokusohet në shërbimin ndaj ekonomisë reale dhe në kontrollin e rreziqeve të financimit.

Banka qendrore thekson se synon të ruajë kontrollin e duhur ndaj ofertës monetare dhe ta mbajë likuiditetin në një nivel të arsyeshëm dhe në sasi të madhe. Ajo thotë gjithashtu se do t'i përshtasë politikat bazuar në ndryshimin e gjendjes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore