Kina, subvencione për sigurimin e prodhimit të drithërave kryesore

2018-08-11 10:59:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka përfshirë prodhimin e farave të orizit, misrit dhe grurit në një program subvencioni fiskal për sigurinë bujqësore.

Fermerët, kooperativat rurale dhe kompanitë që angazhohen në prodhimin e farave do të subvencionohen nga qeveria qendrore në primet e tyre të sigurimeve bujqësore, sipas një dokumenti të lëshuar nga Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale, Banka Kineze dhe Komisioni Rregullator i Sigurimeve.

Ky veprim synon "të nxisë zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të industrisë së farave, të sigurojë furnizim të qëndrueshëm të farërave për drithërat kryesore dhe të mbrojë sigurinë kombëtare të drithërave".

Kina është tregu i dytë më i madh në botë i sigurimeve bujqësore pas Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2017, primet e sigurimeve bujqësore arritën 47.9 miliardë juanë (rreth 7 miliardë dollarë amerikanë), një rritje me bazë vjetore 14.69 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore