Kinë, rritet vrullshëm prodhimi e shitja e automjeteve me energji të re

2018-08-11 10:55:34 CRI Komenti juaj Printoni

Nga të dhënat e fundit rezulton se prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të re në Kinë kanë pasur një rritje të vrullsme gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti.

Brenda vitit, janë prodhuar 504 mijë automjete me energji të re ose 85% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që 496 mijë janë shitur gjatë kësaj periudhë dhe 370 mijë prej tyre janë automjete tërësisht me energji elektrike. Kjo tregon një rritje të shitjeve prej 82%. Gjithashtu, shitja e automjeteve hibride (me energji të përzier, karburant dhe elektrike) pati një rritje prej 160 përqind. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore