Zv.ministri:Kina do të vazhdojë të hapë sektorin e saj bujqësor

2018-08-11 10:51:46 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri kinez i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, Han Jun, tha se Kina do të vazhdojë të hapë sektorin bujqësor, pavarësisht tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Kina gëzon burime të diversifikuara të importeve nga një gamë e gjerë tregjesh jashtë vendit, që sipas tij ndihmon për të siguruar që kundërmasat e qeverisë kineze kundër tarifave të ShBA-së të kenë një ndikim të kufizuar në tregun e brendshëm.

Fjalët e tij pasojnë një përshkallëzim të luftës tregtare të nisur nga ShBA-ja, e cila ka çuar në rritjen e tarifave për një gamë të gjerë mallrash në të dy drejtimet.

Kina vendosi tarifa hakmarrëse për mbi 900 produkte bujqësore të ShBA-së, përfshi sojë, drithëra, pambuk dhe mish.

ShBA-ja eksporton rreth gjysmën e prodhimit të saj vjetor të sojës, afro 100 milionë tonë.

Rreth 30 millionë tonë sojë janë rezervuar në Kinë këtë vit.

Kompanitë kineze kanë ndaluar në shkallë të gjerë blerjen e sojës amerikane pas hyrjen në fuqi të tarifave prej 25 për qind në korrik. Kjo ka krijuar një ngadalësim të përkohshëm në importet e sojës në Kinë këtë verë.

Megjithatë, zv.ministri i Bujqësisë Han Jun tha se kjo është e përkohshme, pasi të korrat e sojës në hemisferën jugore do të nisin në tetor.

Pavarësisht nga fërkimet tregtare, Han Jun thotë se qeveria kineze synon të vazhdojë me planet e saj për të hapur sektorin bujqësor të Kinës, si dhe për të zgjeruar më shumë importet nga tregu global.

Importet bujqësore kineze kryesisht përmbajnë soje, sheqer dhe pambuk. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore