Kina publikon rezultatet e hetimit mbi vaksinën difektoze DPT

2018-08-11 09:26:04 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze publikuan të premten rezultatet e një hetimi ndaj vaksinave të quajtura DPT të prodhuara nga Instituti i Produkteve Biologjike të Wuhan-it.

Ekipi i inspektimit, i përbërë nga anëtarët e departamenteve përfshirë Administratën Shtetërore të Barnave dhe Komisionin Kombëtar të Shëndetit, konstatoi difekte në prodhimin e vaksinave si dhe në përmbushjen e përgjegjësive mbikëqyrëse lokale.

DPT-ja i referohet një kombinimi të vaksinave për tre sëmundje infektive: difterinë, tetanosin dhe kollën e mirë.

Në Hebei dhe Chongqing, vendet ku u shitën vaksinat difektoze, 71 për qind dhe 75 për qind e fëmijëve të prekur respektivisht u ri-vaksinuan me vaksinë cilësore kundër kollës së mirë.

Të gjitha vaksinat difektoze DPT të papërdorura u tërhoqën nga tregu dhe u asgjësuan. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore