Kinë, më shumë vende pune për një rritje më të shpejtë ekonomike

2018-08-10 20:01:05 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet në Kinë po përpiqen të përmirësojnë kushtet e punësimit në gjysmën e dytë të këtij viti, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të arritur në një nivel rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë.

Rreth 7.5 milionë persona në të gjitha zonat urbane të Kinës kanë gjetur punë në gjysmën e parë të këtij viti.

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së e konsideron punësimin shumë të rëndësishëm, si një faktor me ndikim të madh në stabilitetin e ristrukturimit të vazhdueshëm ekonomik të vendit, me idenë se punësimi me cilësi të lartë nxit rritjen ekonomike të cilësisë së lartë.

Kina pritet të shkurtojë më tej kostot e punës së kompanive për të mbajtur papunësinë nën 5.5 për qind. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore