Kompanitë teknologjike kineze: Kemi aftësinë ta kthejmë krizën në mundësi

2018-08-10 11:09:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit mosmarrëveshjet tregtare kino-amerikane janë përshkallëzuar edhe më tepër. Shtimi i tarifave të importit për produktet kineze në ShBA ka përfshirë edhe sektorin e gjysmëpërçuesve të Kinës. Lidhur me këtë, drejtues të kompanive kryesore të prodhimit të përbërësve të gjysmëpërçuesve dhe pajisjeve përkatëse u shprehën për Radion e Jashtme të Kinës (CRI) se e kanë ndier nevojën e ngutshme për zhvillimin e teknologjisë kyçe, por ata kanë aftësi dhe besim për ta kthyer krizën në mundësi.

Ditët e fundit, pala amerikane vendosi tarifa mbi produktet kineze të importit me vlerë 50 miliardë dollarë, lidhur me të cilat pala kineze u kundërpërgjigj. Pastaj pala amerikane kërcënoi përsëri me tarifa mbi produktet kineze me vlerën 200 miliardë dollarë. Në këtë listë të produkteve kineze të importit me vlerë 250 miliardë dollarë, përshihen edhe pajisje ndriçimi me diodë dritëlëshuese (LED).

Menaxheri i kompanisë së prodhimit të pajisjeve me gjysmëpërçues "Zhongwei" të Nanchang-ut Ji Hua u shpreh se sektori i pajisjeve të ndriçimit në Kinë ka epërsi të dukshme është bërë udhëheqës global. 85 % e pajisjeve të ndriçimit LED të botës prodhohen dhe instalohen në Kinës, prandaj është e vështirë që ShBA-ja të gjejë zëvendësues në zona të tjera në një kohë të shkurtër.

"Është e vështirë të them sa i madh është ndikimi, për shkak se epërsia jonë në koston e prodhimit është shumë e dukshme. Shumica e mikroprocesorëve LED të ShBA-së prodhohen nga kompani të vendeve të tjera, prandaj nuk ka mundësi që pala amerikane të prodhojë vetë. Nëse shtohen tarifat, konsumatori amerikan është ai që në fakt do të mbajë barrën."

Megjithëse ndikimi nga mosmarrëveshjet tregtare kino-amerikane është i vogël, të gjitha kompanitë e këtij sektori po kërkojnë aktivisht kundërmasa për t'u zhvilluar më tepër. Zv.drejtori i Qendrës Kombëtare së Studimit të Teknologjisë LED mbi Bazën e Silikonit të Kinës në Nanchang, Liu Junlin, thotë se është i nevojshëm zotërimi i teknologjisë kyçe.

Kryezyrtati ekzekutiv i kompanisë "LatticePower" Wang Min tha se ndërmarrjet që kanë teknologji kyçe mund t'i bëjnë ballë krizës. Kompania "LatticePower" ka aplikuar dhe ka marrë më shumë 340 patenta teknologjike. Teknologjia e nënshtresës së silikonit LED e krijuar nga kjo kompani ka thyer monopolin e teknologjisë së ndriçimit me gjysmëpërçues të Japonisë dhe ShBA-së. Wang Min thekson se kompanitë kineze duhet të jenë konkurruese në shkallë ndërkombëtare dhe duhet të ngulin këmbë në studimin e teknologjisë kyçe. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore