Koreja e Veriut: Deklarata e përfundimit të luftës është hapi i parë për paqen në Gadishull

2018-08-10 11:04:39 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta korenoveriore "Rodong Simun" u shpreh të enjten në editorialin e vet që publikimi i deklaratës së përfundimit të luftës është hapi i parë drejt paqes dhe përparimit të Gadishullit Korean dhe një kërkesë e kohës, duke nënvizuar se "tani është koha që Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të hedhin hapa për shpalljen e përfundimit të luftës."

Sipas artikullit, për arsye të Luftës së Koresë në vitet '50 të shekullit të kaluar, marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara u bënë marrëdhëniet dypalëshe më armiqësore. Megjithëse lufta ndaloi pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit, teknikisht të dy vendet janë ende në gjendje lufte, prandaj vijon mosbesimi dhe armiqësia midis Phenianit dhe Uashingtonit.

Artikulli thekson po ashtu se samiti i Singaporit midis liderëve të të dy vendeve u mbajt me objektivin madhor për përfundimin e kësaj armiqësie dhe për ruajtjen e paqes e të zhvillimit botëror. Përballja ushtarake mes Koresë së Veriut dhe ShBA-së do të përfundojë me anë të një deklarate përfundimtare, që do të jetë në favor të krijimit të atmosferës së besimit, përfundon gazeta. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore