Mediat franceze: Kompanitë amerikane, viktima të luftës tregtare

2018-08-10 10:55:13 CRI Komenti juaj Printoni

Mediat franceze janë shprehur kohët e fundit që kompanitë amerikane po bëhen viktimat kryesore nga lufta tregtare e nisur nga qeveria amerikane dhe se kjo ndoshta do të ndikojë në rritje ekonomike të ShBA-së.

"Les Echos", një nga gazetat kryesore ekonomike franceze, në një artikull me titull "Kompanitë amerikane, viktimat e para të luftës tregtare" theksoi që raportet e kompanive si "Ford", "General Motors", "Whirlpool" dhe "Coca-Cola" tregojnë se kompanitë amerikane kanë filluar të vuajnë pasojat e luftës tregtare.

Për shkak të shtimit të tarifave nga ShBA-ja mbi importet kineze, si produktet e çelikut dhe aluminit, çmimet e lëndëve të para janë rritur në mënyrë të dukshme. Kompanitë që merren me biznes që varet nga këto lëndë të para janë të parat mbi të cilat bie presioni, veçanërisht në industrinë e prodhimit të automjeteve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake.

Përveç këtyre dy industrive, vëren "Les Echos", është prekur dhe prodhimi i makinerive.

Në artikull vihet në dukje gjithashtu se barra përfundimtare e rritjes së kostove të kompanive bie mbi konsumatorët amerikanë. Për shembull, "Coca-Cola" e ka ngritur çmimin e pijeve me kanaçe dhe GM ka deklaruar që mund të rishikojë çmimet e disa produkteve.

"Les Echos" beson se efektet më negative do të shfaqen në të ardhmen. Sipas të dhënave nga grupi "Goldman Sachs", për një tarifë prej 10 % mbi mallrat që ShBA importon nga Kina, 500 kompanitë që janë përfshirë në treguesin e "Standard & Poor's" do të pësojnë 15% humbje.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore