Guterres propozon ish-presidenten e Kilit Bachelet si Komisionare të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

2018-08-10 10:42:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-presidente kiliane Michelle Bachelet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i propozoi Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate ish-presidenten kiliane Michelle Bachelet për postin e Komisionares së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për të zëvendësuar Zeid Ra'ad Zeid Al-Hussein, që do të përfundojë mandatin në fund të gushtit.

Bachelet-i ka lindur në vitin 1951 në San-Diego të Kilit dhe është zgjedhur dy herë si presidente e vendit, në vitet 2006-2010 dhe 2014-2018. Ajo është presidentja e parë femër në historinë e Kilit dhe e përfundoi mandatin e vet të dytë në marsin e këtij viti. Nga viti 2010 deri në 2013-n, ajo ishte Drejtore Ekzekutive e Programit të Grave të OKB-së.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është zyrtari më kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe drejton punën e OKB-së në këtë fushë.

Kandidatura e Bachelet-it duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore