Jemen: Të paktën 43 të vrarë në sulmet ajrore, shumica fëmijë

2018-08-10 10:00:33 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 43 civilë, kryesisht fëmijë, u vranë të enjten, kur sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite goditën autobusë në provincën veriore Saada të Jemenit.

Autoritetet shëndetësore në Saada thonë se shumica e fëmijëve ishin nën moshën dhjetë vjeç dhe po shkonin në një shkollë verore. Gjashtëdhjetë e katër veta të tjerë u plagosën.

Vendi i varfër arab ndodhet në një luftë civile, që kur rebelët e "Houthi"-t pushtuan të gjitha krahinat veriore në vitin 2014, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore