"Samsung"-u nxjerr smartfonin "Galaxy Note 9" me karakteristika të reja

2018-08-10 09:51:05 CRI Komenti juaj Printoni

"Samsung"-u ka nxjerrë smartfonin e vet të ri "Galaxy Note 9", për të cilin thotë se ka një bateri më jetëgjatë, kujtesë më të madhe dhe një majë shkruese me "Bluetooth".

Eksperti i teknologjisë i "Samsung"-ut Jonathan Roubini shprehet se telefoni i ri është më i shpejtë dhe zgjat më shumë pa rimbushje:

"Është gjë e mirë që 'Note 9' ka një bateri më të madhe. Ata u përpoqën për një bateri më të madhe në 'Note 7', por dështuan. Prandaj tani do të shohim se çfarë do të ndodhë me baterinë 4 000 miliamperë. Këtë herë duhet të jetë në rregull. Por, përveç kësaj, e vetmja veçori tjetër interesante është 'Bluetooth'-i në stilolaps."

"Samsung"-u ka qenë konservator lidhur me përmirësimin e baterisë, që kur telefoni i tij "Note 7" në vitin 2016 kishte prirjen të digjej, duke dëmtuar reputacionin e kompanisë.

Që atëherë, kompania ka kryer teste të shumta sigurie ndaj telefonave të vet.

Tiparet e tjera kryesore të "Note 9" përfshijnë një procesor më të shpejtë dhe përmirësim të shpejtësisë së celularit.

Telefonat e rinj do të hidhen në treg më 24 gusht në ShBA. Çmimi fillestar është 1 000 dollarë amerikanë, më shumë se "Note 8", por në të njëjtin nivel me "iPhone X" të "Apple"-it.

Mrekulli
Lajmet Kryesore