Kina i përgjigjet ShBA-së me të njejtën monedhë

2018-08-09 17:16:25 CRI Komenti juaj Printoni

Prej 6 korrikut, qeveria amerikane vendosi tarifa shtesë mbi mallrat e importuara nga Kina me një vlerë prej 34 miliardë dollarësh, ndërkohë që më 7 gusht, Zyra e Përfqësuesit Tregtar të ShBA-së publikoi se prej 23 gushtit do të vendosë tarifa shtesë për mallrat e tjera kineze me vlerë 16 miliardë dollarë amerikanë.

Të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës vuri në dukje se përsëri, pala amerikane vuri ligjin e saj kombëtar mbi atë ndërkombëtar, duke shtuar se ky veprim nuk bën sens.

Për të mbrojtur interesat dhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe, Kina është e detyruar të marrë kundërmasa, duke vendosur tarifa 25% për importin e produkteve amerikane me vlerën 16 miliardë dollarë, kundërmasë që do ta zbatojë paralelisht me masën e ShBA-së.

Merrni një listë të eksporteve kineze prej 16 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara si shembull. Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së mbajti kohët e fundit një seancë dëgjimore për të vendosur apo jo tarifat, ku diskutuan 82 përfaqësues nga sektori i industrisë kimike, elektronike dhe fotovoltaike. Ata shprehën një shqetësim të përgjithshëm se rritja e tarifave do të rriste kostot për ndërmarrjet, duke rezultuar në humbjen e vendeve të punës, duke dëmtuar ekonominë amerikane, duke zvogëluar konkurrencën e industrive amerikane dhe madje duke i detyruar disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme të mbyllen. Në fund, vetëm 6 nga përfaqësuesit ranë dakord për vendosjen e tarifave, duke përbërë 7 për qind të totalit.

Të ballafaquar me një pabarazi të tillë si dhe me një kundërshtim të gjerë të kompanive amerikane dhe shoqatave të industrisë, qeveria amerikane sërish mori vendimin për vendosjen e tarifave për prodhimet kineze me vlerë 16 miliardë dollarë amerikanë. Mesa duket, seanca të tilla dëgjimore në luftën tregtare janë thjesht një proces ligjor dhe kundërshtimet e shumta mund të refuzohen nga një numër i vogël politikëbërësish.

Menjëherë pasi pala amerikane shpalli vendimin e saj për të vendosur tarifa prej 25% ndaj importeve kineze me vlerë 16 miliardë dollarë, disa përdorues amerikanë të internetit me të drejtë theksuan se kjo do të thotë një rritje prej 25% të kostos për konsumatorët amerikanë, një barrë që do të bjerë në mënyrë disproporcionale në familjet me të ardhura të ulëta, pasi ato kanë një ekspozim më të madh ndaj produkteve kineze të konsumit.

Në një raport të kohëve të fundit, Banka amerikane "Merrill Lynch" bëri të ditur se politikat tregtare amerikane janë një përsëritje e politikave të keqija të viteve '80. Ashtu si 30 vjet më parë, konsumatorët amerikanë do të jenë humbësit më të mëdhenj të luftës tregtare. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore