Ministria e Jashtme e Kinës për fjalimin e kryeministrit australian

2018-08-09 11:33:43 CRI Komenti juaj Printoni

Pala kineze shpreson se Australia do të ecë përkrah Kinës në të njëjtin drejtim dhe të nxitë marrëdhëniet dypalëshe në drejtimin e duhur me vepra konkrete, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me fjalimin e kryeministrit australian Malcolm Turnbull për politikën ndaj Kinës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying

Kryeministri australian Malcolm Turnbull mbajti të martën një fjalim në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor për politikën ndaj Kinës. Ai mirëpriti suksesin e reformës dhe hapjes të Kinës duke vlerësuar kontributin e emigrantëve kinezë në shoqërinë australiane. Australia shpreson forcimin e bashkëpunimit në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe të nxitë marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Australisë.

Hua tha se Kina përshëndet qëndrimin pozitiv të kryeministrit australian Turnbull për reformën dhe hapjen e Kinës, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin pragmatik, etj.

"Ne e vlerësojmë shumë," tha Hua.

Zëdhënësja shtoi se Kina dhe Australia janë vende të rëndësishme në rajonin e Azi-Paqësorit. Marrëdhëniet midis të dy vendeve zhvillohen në mënyrë të shëndetshme, në përputhje me interesat e dy popujve si dhe në favor të paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit rajonal e botëror.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore