Kinë, import-eksportet rriten 8.6% në 7 muajt e parë

2018-08-09 11:26:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës, niveli i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave të Kinës në 7 muajt e parë arriti 16.72 trilionë juanë, një rritje vjetore prej 8.6%.

Mes tyre, rritja e importeve ishte 7.9% më e lartë se ajo e eksporteve dhe suficiti tregtar u pakësua me më shumë se 30%. Import-eksporti i Kinës me vendet e "Një brez, një rrugë" u rrit me mbi 10%, duke zënë rreth 30% të tregtisë së jashtme.

Në 7 muajt e parë, import-eksporti i Kinës me BE-në, ShBA-në, vendet e ASEAN-it dhe Japoninë shënoi rritje dhe rritja e import-eksportit me vendet e "Një brez, një rrugë" është më e lartë se niveli i përgjithshëm. Mes tyre, tregtia Kinë-ShBA, e cila përbën 13.7% të tregtisë së jashtme të Kinës, ka një nivel total prej rreth 2.3 trilionë juanësh, një rritje prej më shumë se 5%, ndërkohë, tregtia Kinë-BE është afro 2.5 trilionë juanë, një rritje prej rreth 6%, duke zënë 15% të tregtisë së jashtme të Kinës.

Ndër import-eksportet e mallrave, ndërmarrjet private përbëjnë rreth 40% dhe përqindja e tyre është rritur më tej. Eksporti i produkteve elektro-mekanike është rritur dhe eksporti i produkteve tradicionale me punë intensive ka patur rënie. Importi i naftës bruto, gazit natyror dhe mallrave të tjera shënoi rritje dhe importi i hekurit është ulur. (Jiang Lei)

Mrekulli