Li Keqiang takon kryetaren e zgjedhur të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2018-08-09 09:23:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua pasditen e djeshme (8 gusht) në Beidaihe të provincës Hebei të Kinës me kryetaren e zgjedhur të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, María Fernanda Espinosa.

Li Keqiang u shpreh se Kina ruan autoritetin e OKB-së dhe e mbështet organizatën të luajë rol thelbësor në çështjet ndërkombëtare. Kina ka marrë pjesë aktivisht në çështjet politike, ekonomike, shoqërore, të zhvillimit, të paqeruajtjes etj., dhe do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe të bëhet ndërtuese e paqes botërore, kontribuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rregullave ndërkombëtare.

Shefi i qeverisë kineze vuri në dukje se në situatën e tanishme ndërkombëtare ne kemi nevojë më shumë se kurrë për një botë multilaterale.

"Vendet e ndryshme duhet të ruajnë rregullat ndërkombëtare në bazën e normave dhe të zbatojnë parimet e Kartës së OKB-së dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut. Duhet të ruajnë normat bazë të Organizatës Botërore Tregtare dhe të zbatojnë e të përmirësojnë sistemin e tregtisë së lirë dhe të nxisin investimet. Duhet të nxiten marrëdhëniet demokratike ndërkombëtare dhe të kundërshtohet proteksionizmi".

Nga ana e saj, Espinosa u shpreh se OKB-ja i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe është e gatshme që së bashku me palën kineze dhe vendet e tjera të botës të mbrojnë rregullat ndërkombëtare në bazën e normave dhe të nxisin tregtinë e lirë në kornizën e ligjit ndërkombëtar dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë. Ajo shtoi se duhet të nxitet globalizimi ekonomik dhe të përballohen së bashku sfidat si dhe të nxitet paqja, stabiliteti, zhvillimi e lulëzimi i botës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore