Pekin, nis konkursi për konceptimin e maskotës për Lojërat Olimpike Dimërore 2022

2018-08-09 11:18:22 CRI Komenti juaj Printoni

 

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore 2022 i Pekinit shpalli të mërkurën nisjen e konkursit gobal për dizajnimin e maskotës të Lojërave Olimpike Dimërore 2022.

Bëhet e ditur se konkursi që nisi më 8 gusht do të përfundojë më 31 tetor. Fituesit do të shpallen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Maskotat janë elemente të rëndësishme vizuale që përfaqësojnë Lojërat Olimpike, ndërsa konkurrimi i dizajnimit të tyre është një ndër aktivitetet kulturore olimpike të përhapura në masë.

Mësohet se me fillimin e semestrit të ri shkollor,nga shtatori, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kinës do të provojnë të krijojnë maskotat e veta gjatë orës mësimore të artit. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore