Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike

2018-08-09 10:54:13 CRI Komenti juaj Printoni

"Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike". Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze "Financial Times" , publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. "Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore."- shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës.

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore