AzerNews: Shqipëria me rritje ekonomike nga shumë projekte investuese

2018-08-09 10:52:28 CRI Komenti juaj Printoni

Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që synon të transportojë gazin nga Azerbaxhani në Europë, është një prej projekteve që po ndikon në rritjen ekonomike të Shqipërisë, shkruan e përditshmja azerbaxhanase "AzerNews".

"Standard & Poor's" njoftoi në raportin e tij se pret një rritje të PBB-së së Shqipërisë me rreth 4% në tre vitet e ardhshme, kryesisht për shkak të investimeve dhe rritjes së eksportit të shërbimeve.

"Shumë projekte me investime në shkallë të gjerë janë duke sjell aktualisht rritje dhe me shumë mundësi do të përfundojnë fazën e ndërtimit në vitin 2019, përfshirë edhe Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), i cili do të lidhë Shqipërinë me Italinë dhe Detin Kaspik, si dhe ndërtimi i një hidrocentrali", thuhet në raport.

"Standard & Poor's" parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet mesatarisht me 3,8% mes viteve 2018-2021.

Projekti TAP, me vlerë 4,5 miliardë euro, është një prej projekteve energjetike prioritare për Bashkimin Europian (BE) dhe ka tërhequr një investim prej 1,5 miliardë eurosh nga Banka Europiane për Investim, që miratoi këtë hua në fillim të shkurtit 2018.

I lidhur me Gazsjellësin Trans Anadollian të Gazit Natyror (TANAP), në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë në veri të Greqisë, Shqipëri dhe detin Adriatik para se të dalë në jug të Italisë ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror. (ATSH)

Mrekulli