I nxehti shtrenjton energjinë elektrike në Europën Veriore

2018-08-09 10:48:37 CRI Komenti juaj Printoni

I nxehti afrikan ka sjellë një rekord të pazakontë të nxehti në Europë, duke e bërë më të kushtueshme energjisë elektrike në të gjithë Europën veriore dhe qendrore.

E njohur për hidroenergjinë, furnizimin me energji elektrike në rajonin Nordik ka qenë i pamjaftueshëm.

Plazhi në Hollandë

Të dhënat e publikuara nga Nord Pool, një treg kryesor i energjisë në Europë, tregojnë se çmimi aktual i energjisë elektrike është 52 euro për megavatorë.

Ky çmim është rritur 60 për qind në vetëm dy muaj.

Një punonjëse nga "Nord Pool" fajëson motin ekstrem me reshje të pakëta.

"Kjo verë është shumë e thatë dhe e nxehtë në rajonin Nordik dhe ka nivele të ulëta në rezervuarët e ujit. Për shembull në Norvegji tani ne shohim një nivel prej 60 për qind, niveli normal është 75 për qind në këtë kohë të vitit.

Norvegjia gjeneron 90 për qind të energjisë nga hidroenergjia, ndërsa pjesa tjetër plotësohet nga energjia bërthamore dhe ajo e erës.

Një punonjës nga kompania e hidrocentralit "Statkraft" tha se thatësira e zgjatur ka sjellë një ndikim negativ në funksionimin e centraleve bërthamore.

"Një tjetër problem është se centralet e mëdha bërthamore në Europë janë të varur nga ftohja nga lumenjtë që qarkullojnë nëpër Europë dhe kur është kaq nxehtë si tani, uji nuk arrin të jetë i ftohtë sa duhet, është shumë i ngrohtë për të ftohur centralet bërthamore".

Për të trajtuar mungesën e energjisë elektrike, Europa veriore ka nisur importimin e energjisë elektrike nga vendet e tjera europiane me një çmim më të shtrenjtë. (Albana)

Mrekulli