Dy asteroidë marrin emrat e një çifti studiuesish të njohur kinezë

2018-08-09 20:54:43 CRI Komenti juaj Printoni

Dy asteroidë marrin emrat e dy shkencëtarëve të njohur kinezë, atë të Guo Yonghuai-t, i njohur në fushën e hapësirës dhe gruas së tij, Li Pei-t.

Dy asteroidët u zbuluan në tetor të vitit 2007 nga një studiues kinez.

Ata gjenden në orbitë në një zonë midis Marsit dhe Jupiterit.

Guo Yonghuai ishte një pionier i mekanikës moderne kineze, matematikës së aplikuar dhe aeronautikës.

Ai vdiq në një aksident ajror në 1968-ën. Gruaja e tij, Li Pei, ishte një gjuhëtare shumë e njohur e cila u nda nga jeta vitin e kaluar. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore