Paqeruajtësit kinezë përfundojnë punimet në kufirin Liban-Izrael

2018-08-09 19:28:55 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtarët e Forcës së 17-të paqeruajtëse kineze, të ngarkuar me projektet e ndërtimit në kufirin Liban-Izrael, kanë përfunduar së fundmi misionin e tyre.

Arritjet e deritanishme shënojnë përfundimin e misioneve për gjysmën e parë të vitit.

Një fortifikim ushtarak i planifikuar pranë "Linjës Blu" në kufirin midis dy vendeve përfundoi me sukses.

Cheng Long, anëtar i ekipit të punës, u shpreh se:

"Aktualisht, ne kemi dalë në përfundime dhe kemi patur sukses në gjetjen e mënyrave të duhura për ndërtimin e kabinave për rojet, duke përmirësuar njëkohësisht planin tonë të ndërtimit dhe kemi diskutuar e hulumtuar gjithashtu disa procedura specifike të operacioneve, për të patur sa më shumë përvojë në fushën e ndërtimit në të ardhmen."

Ushtarët e ndërtimit gjithashtu përfunduan punimet e kabinave të rojeve në kamp. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore