Vëllimi i import-eksportit në sektorin e shërbimeve arriti nivelin më të lartë në gjashtëmujorin e parë

2018-08-08 10:53:55 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën përgjegjësi përkatës i Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimeve pranë Ministrisë kineze të Tregtisë tha në Pekin se në gjashtëmujorin e parë të vitit, tregtia e shërbimeve e Kinës ka ruajtur prirjen e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme, vëllimi i import-eksportit arriti nivelin më e lartë historik, struktura, cilësia dhe efikasiteti u përmirësuan më tej.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, tregtia e shërbimit të vendit u rrit 8.5 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në 2.53 trilionë juanë. Eksportet e shërbimeve u rritën 13.6 për qind në 841.57 miliardë juanë, ndërsa importet u rritën 6.1 për qind duke arritur në 1.69 trilion juan, gjë që rezultoi në një deficit prej gati 848.18 miliardë juanë.

Zv-drejtori i Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimeve pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Li Yuan paraqiti se tregtia e shërbimeve e Kinës mund të ruajë prirjen e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme, masa e import-eksportit ka shënuar rekord të vazhdueshëm historik, falë potencialit të madh të tregtisë së shërbimeve.

"Tani, tregtia e shërbimit e Kinës ndodhet në një proces zhvillimi, vlera e përgjithshme e saj zë vendin e dytë në botë. Megjithatë, ende ekziston një hendek i madh në krahasim me ShBA-në, vlera e përgjithshme e tregtisë së shërbimit është pak më shumë se gjysma e vlerës së ShBA-së, 10% më shumë se vlera e Gjermanisë, prandaj, potenciali i zhvillimit të këtij sektori është i lartë dhe besojmë se kemi një hapërsirë të madhe të rritjes."

Ndërkohë, deficiti tregtar i sektori të shërbimeve në gjashtëmujorin e parë ra për herë të parë prej vitit 2010 në nivelin 2.66 miliardë juanë.

Duhet të theksojmë që struktura e tregtisë së shërbimit u përmirësua më tej, në gjashtëmujorin e parë, import-eksporti i shërbimeve u rrit 19%, ku eksporti i shërbimeve në zhvillim u rrit me shpejtësi, një rritje prej 23.6%. Shpejtësia e rritjes së eksporteve shërbimit në fushën e telekomunikacionit, kompjuterike dhe informative, siguracioneve, kulturës personale dhe argëtimit, mirëmbajtjes dhe riparimit arriti në mbi 20%.

(Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore