Kinë, publikohet PBB-ja e 29 qyteteve kryesore në 6-mujorin e parë

2018-08-08 11:11:06 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u publikuan shifrat e PBB-së së 29 qyteteve të mëdha kineze në gjysmën e parë të vitit.

Vëllimi i PBB-së së secilit prej këtyre qyteteve, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Guangzhou-n dhe Shenzhen-in, i ka kaluar një trilion juanët gjatë kësaj periudhe.

Shangai kryeson listën me më shumë se 1.5 trilion juanë, i pasuar nga Pekini dhe Shenzhen-i.

Ndërkohë, qytetet e mëdha në pjesën qendrore dhe lindore të Kinës kanë ruajtur rritjen e shpejtë.

Tetë nga 29 qytetet kanë njohur një rritje mbi tetë për qind.

Shtatë prej tyre ndodhen në rajonet qendrore dhe perëndimore.

Ekspertët thonë se kjo ka ardhur si rezultat i zhvillimit të hekurudhës me shpejtësi të lartë, si dhe arsimit dhe kulturës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore