Trump-i: Kushdo që bën biznes me Iranin nuk mund të ketë biznes me ShBA-në

2018-08-08 11:00:57 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha në mediet shoqërore të martën se në të ardhmen çdokush që bën biznes me Iranin nuk mund të bëjë më biznes me ShBA-në.

Ai u shpreh njëkohësisht se ShBA-ja ka rinisur zyrtarisht sanksionet ndaj Iranit. Këto janë sanksionet më të ashpra ndaj Iranit deri më tani dhe në nëntor të këtij viti niveli i tyre do të ngrihet më tej.

Të hënën Shtëpia e Bardhë shpalli se ShBA-ja do të rivendosë që nga e marta një varg sanksionesh ndaj Iranit në sektorët joenergjetikë, duke përfshirë financat, metalurgjinë, industrinë minerare, automjetet etj. Ndërkohë, nga 5 nëntori do të rifillojnë edhe sanksionet ndaj sektorit energjetik, tregtimit të naftës, transaksioneve të bankës qendrore iraniane etj. Pala amerikane u shpreh njëkohësisht se Trump-i është i gatshëm të takohet me liderin e Iranit në çdo kohë dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re për problemin bërthamor të Iranit.

Të hënën në mbrëmje presidenti iranian Hassan Rouhani tha për mediet se Irani ka përkrahur gjithmonë zgjidhjen e problemeve me anë të rrugës diplomatike dhe dialogut. Nëse ShBA-ja dëshiron të negociojë me Iranin, atëherë duhet të shprehë sinqeritetin e vet, theksoi presidenti Rouhani. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore