Kinë-BE, fondi i parë i përbashkët i investimeve mbledh 600 milionë euro

2018-08-08 10:50:16 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian ka publikuar të hënën një raport, sipas të cilit në kuadër të fondit të parë të investimeve të përbashkëta Kinë-BE janë mbledhur 600 milionë euro.

Fondi i Investimeve të Përbashkëta Kinë-BE është krijuar bashkërisht nga Fondi i Rrugës së Mëndafshit dhe Fondi Europian i Investimeve. Synimi i këtij fondi është që të integrojë nismën "Një brez, një rrugë" dhe Planin e Investimeve për Europën, i njohur edhe si "Plani 'Juncker'", i cili synon përballimin e krizës financiare globale dhe krizës europiane të borxheve.

Fondi i Investimeve të Përbashkëta Kinë-BE ka si qëllim mbështetjen e kompanive të mesme kineze dhe europiane me potencial të madh. Këto kompani mbulojnë sektorë si shëndetësia, prodhimi i nivelit të lartë, mallrat e konsumit dhe shërbimet për biznesin.(Jiang Lei/ Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore