Vlera e shtuar dhe fitimet e industrisë kineze të makinerive pritet të rriten me 7 % sivjet

2018-08-08 10:41:58 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryetari i Federatës së Industrisë së Makinerive të Kinës Chen Bin u shpreh të martën në Pekin se gjendja e industrisë së makinerive të Kinës sivjet do të ruajë qëndrueshmërinë. Sipas tij, vlera e shtuar industriale, të ardhurat nga bizneset kryesore dhe fitimet e kësaj industrie do të kenë një shtim përkatësisht me rreth 7% dhe tregtia e import-eksportit do të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas të dhënave të publikuara po atë ditë nga Federata e Industrisë së Makinerive e Kinës, në 6-mujorin e parë të këtij viti përqindja e rritjes së treguesve kryesorë të industrisë së makinerive e kaloi rritjen mesatare industriale të Kinës. Prodhimi dhe shitjet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, gjendja e porosive është e mirë sesa parashikohej, gjendja e investimeve është përmirësuar dhe forca për zhvillimin është rritur. Në 6-mujorin e parë të këtij viti industria e makinerive e Kinës realizoi 11.24 trilionë juanë të ardhura dhe 761.5 miliardë juanë fitime, me një rritje përkatësisht 10.41 % dhe 6.73% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dy këta tregues kanë njohur kështu një rritje të qëndrueshme.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore